Dy teknikët lavdërojnë njëri - tjetrin në prag të sfidës

Futboll

Dy teknikët lavdërojnë njëri - tjetrin në prag të sfidës

Më: 2 maj 2024 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Ja ku u takuan përsëri. “Verdhekuqtë” e Roma dhe “Aspirinat” e Bayer Leverkusen e patën vjet një duel gjysmëfinal në UEFA Europa League dhe kështu do të ndodhë edhe tani, me italianët e gjermanët synojnë të njëjtin trofe, ndërsa sezonin e kaluar kalimin në finale e siguroi skuadra e Jose Mourinho, përballë gjermanëve pa përvojë të Xabi Alonso.

A thua këtë herë do të jetë ndryshe? Leverkusen padyshim që cilësohet favorit, por duhet të bëjë llogaritë me krenarinë e një ekipi që nuk ka shumë tituj, por që ka emrin e atij që quhet “Qyteti i Përjetshëm”.

Tekniku Daniele De Rossi ka bërë një punë të shkëlqyer, që kur zëvendësoi portugezin, Jose Mourinho dhe ka pësuar vetëm një humbje në Evropë, teksa suksesi kundër Milan ka dhënë besim dhe pozicioni në renditjen e Serisë A aktualisht të siguron kualifikimin në Champions. “Legjenda” e klubit, tashmë trajneri e tyre do të vuajë mungesë e Romelu Lukaku, por Abraham është gati, ndërsa Çelik është i pezulluar.

“Nuk mendoj se duhet t’i ruhemi vetëm mentalitetit të Leverkusenit. Mendoj se duhet të kemi kujdes nga gjithçka. Leverkusen luan shumë mirë, ka arritur rezultate pozitive prej shumë kohësh, ka lojtarë shumë interesante.

Trajneri i tyre po tregon zotësi të madhe, ndërsa ata kanë më shumë kohë që punojnë sesa ne. Natyrisht, ne synojmë të fitojmë, edhe pse ‘Aspirinat’ janë të fortë. Edhe ne kemi luajtur mirë futboll dhe kemi lojtarë që luftojnë deri në fund”,- është shprehur tekniku italian, gjatë konferencës për shtyp, në prag të sfidës.

Gjermanët këtë vit kanë bërë shumë më tepër. Leverkusen është tashmë kampion i Gjermanisë, është në finalen e Kupës, në gjysmëfinalen e Europa League dhe i pathyer për 46 ndeshje radhazi e të gjitha këto arritje bëjnë teknikun Xabi Alonso të besojë te finalja e madhe, teksa për mbrëmjen e kësaj të marte nga titullarët është në dyshim vetëm Jonathan Tah, kurse sulmuesi Florian Ëirtz ka rikuperuar energjitë pasi u la pushim në fundjavë.

“Në krahasim me vjet natyrisht që kam ndryshuar si trajner, pasi kam më shumë përvojë. Kjo gjysmëfinale normalisht që do të jetë ndryshe nga sezoni i kaluar. Sot jemi skuadër më e mirë, kemi një ide më të qartë sesi duam që të luajmë. Kjo është një përballje prestigjioze, dhe duam që ta fitojmë këtë kupë, edhe pse e dimë se më parë duhet të kapërcejmë këtë pengesë. Roma është e fortë dhe jam i lumtur për sukseset e De Rossi”,- u shpreh tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat