Federata e Futbollit përjashton të dashurën e lojtarit nga stadiumet e “Gjermani 2024”

Futboll

Federata e Futbollit përjashton të dashurën e lojtarit nga stadiumet e “Gjermani 2024”

Më: 2 maj 2024 Në ora: 18:59
Pamje

Federata e Futbollit në Angli po tenton ç’do mënyrë për të evituar që Kail Uoker të kthehet në një shpërqëndrim për Anglinë.

Sipas shtypit në ishull Federata e Futbollit po bën ç’mos që të evitojë praninë e ish-partneres së mbrojtësit në Gjermani.

Laurin Gudman, e cila ka dy fëmijë me Uokerin, ka bërë me dije se do të jetë e pranishme në stadiumet ku do të luajë Anglia gjatë Europianit në Gjermani.

Të njëjtën gjë do të bëjë edhe An Kilner, e cila është e martuar më mbrojtësin e Sitit me të cilin ka sjellë në jetë katër fëmijë.

Për të evituar situata të sikletshme Federata e Futbollit ka bërë me dije se po merr masat e duhura që Gudman të mos jetë prezent në asnjë ndeshje të Anglisë në “Gjermani 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat