Feston sulmuesi vlonjat, fiton Kupën me ekipin e divizionit të dytë

Futboll

Feston sulmuesi vlonjat, fiton Kupën me ekipin e divizionit të dytë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Dejvi Bregu u transferua gjatë merkatos dimërore nga turqit e Umraniyesporit te Wisla Krakow, skuadra historike që këtë sezon garon në divizionin e dytë.

Gjithsesi, Wisla ka realizuar një mrekulli futbollistike duke fituar Kupën e Polonisë, pavarësisht se nuk bën pjesë në Ekstraklasa, elitën e futbollit polak.

Skuadra Biala Gwiazda, që renditet e pesta në Division 1, mposhti 2-1 Pogonin në 120 minuta “betejë” në “PGE Narodowy” të Varshavës, finale që u ndoq në stadium nga 47500 tifozë.

Takimi i rregullt u mbyll në barazim 1-1, me Wislën që barazoi në minutën e nëntë shtesë. Më pas shënoi sërish në 90+3’, duke fituar Kupën për herë të pestë në histori.

Festë edhe për sulmuesin vlonjat, fitues i titullit kampion dhe Këpucës së Artë të Superiores me Teutën në sezonin 2020/2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat