Gjimshiti kërkon triumfin evropian

Futboll

Gjimshiti kërkon triumfin evropian

Më: 2 maj 2024 Në ora: 20:36
Formacionet

Pritet padyshim spektakël dhe lojë e shpejtë. “Të Kaltërit” e Ligue 1, Olympique Marseille do të sfidojnë mbrëmjen e kësaj të entjeje, në “Stade Velodrome”, “Bergamaskaët” e Atalanta, me kapitenin e Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti, që do të drejtojë prapvijën italiane, në sfidën e vlefshme, për xhiron e parë të fazës gjysmëfinale, të UEFA Europa League.

Sa i përket formacioneve, tekniku francez, Jean-Louis Gasset i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Lopez.

Në krahët e mbrojtjes janë Murillo e Jonathan Clauss, me qendrën që mbrohet nga Balerdi e Mbemba. Në mesfushë pozicionohen Kondogbia, Veretout e Harit, ndërsa “trideni” i sulmit plotësohet nga Luis Henrique, Ismaila Sarr dhe “bomberi” nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyand.

Në krahun tjetër, tekniku Gian Piero Gasperini ka përdorur me “Zikaltërit” e tij formulën e zakonshme 3-4-1-2, me portën që mbrohet nga i përhershmi Musso, ndërsa para tij pozicionohen Scalvini, Kolasinac e “legjionari”, Berat Gjimshiti. Në krahët e fushës janë Zappacosta e Ruggeri, me qendrën që mbulohet nga Ederson dhe kapiteni De Roon. Më i avancuar është “tulipani” Teun Koopmeiners, ndërsa sulmi përbëhet nga De Ketelaere e Scamacca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat