Tiranës i duhen tre fitore për të siguruar objektivin

Futboll

Tiranës i duhen tre fitore për të siguruar objektivin

Më: 2 maj 2024 Në ora: 20:52
Tirana

Tri ndeshje ka për të luajtur deri në fund të sezonit ekipi i Tiranës.

Bardheblutë dhe Laçi janë përballur tri herë këtë sezon.

Një fitore e ka marrë skuadra kurbinase 3-0 në fazën e parë që solli edhe largimin e Orges Shehit. Më pas janë dy barazime.

Një në Laç 2-2 në frymën e fundit dhe një tjetër 1-1 në “Elbasan Arena”.

Kurbinasit nuk janë mundur asnjëherë nga Tirana këtë sezon, duke u marrë pesë pikë. Me shkodranët nga tri takime asnjë nuk është mbyllur në barazim. Tirana ka një fitore në transfertë, por jo në Shkodër. Fitorja u arrit në Kukës. Vllaznia ka fituar në Tiranë 0-1 dhe në Shkodër 3-1.

Të shohim sesi do të dalë kjo sfidë. Me rrogozhinasit, Tirana ka rekordin e fitores së këtij sezoni. Ka fituar 5-0 në transfertë, por është mundur 3-2 në shtëpi. Takimi i fundit është mbyllur 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat