Olympiacos i frikshëm në “Villa Park”

Futboll

Olympiacos i frikshëm në “Villa Park”

Më: 2 maj 2024 Në ora: 21:46
Olympiacos

Në të tilla raste mund të thuhet se eksperienca është gjithçka.

“Gjigantët” grek të Olympiacos po zhvillojnë një përballje fantastike mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa janë duke udhëhequr, me rezultatin e pastër, 1:2, në “Villa Park”, kundër skuadrës së Aston Villa, në gjysmëfinalen e parë, të UEFA Europa League, duke habitur jo pak futbolldashësit.

Të dy golat e “Helenëve” janë shënuar nga “bomberi” maroken, Ayoub El Kaabi, me 30-vjeçarin, që gjeti rrugën e rrjetës brenda 13 minutave, fillimisht në minutën e 16′-të, të sfidës e më tej në të 29′-tën, duke shokuar jo pak skuadrën e Unai Emery. Rezultati shkon në 0:2.

Në minutën e 44-të, Watkins shënon për 1:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat