Dy futbollistë shqiptarë përfshihen në formacionin më të mirë

Futboll

Dy futbollistë shqiptarë përfshihen në formacionin më të mirë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 22:23
Formacioni më i mirë

Dy futbollistë shqiptarë përfshihen në formacionin më të mirë të muajit në Top 5 Ligat Europiane!

Elbasan Rashani dhe portieri Aro Muriç, janë 2 shqiptarët e Kosovës, që janë përfshirë në formacionin më të mirë të muajit prill në Top- 5 Ligat e Europës sipas “SofaScore”. 

Rashani shënoi dy gola në ndeshjen e fundit me Klermont, ndërkohë  Muriç së fundmi bëri një paraqitje fantastike me fanellën e Bërnlit kundër Mançester Junajtid në barazimin 2-2. 

Në këtë formacion janë edhe lojtarët tjerë, si të rëndësishëm në futbollin europian, si Palmer, Openda, Bruno Fernandes, Kevin De Bryjn, Hakan Çalhanoglu, Serxhio Ramos, Robertson, Martinez Auarta dhe Ashraf Hakimi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat