Granit Xhaka përplaset me Spinazolan, Bayeri trondit Romën 

Futboll

Granit Xhaka përplaset me Spinazolan, Bayeri trondit Romën 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 maj 2024 Në ora: 22:54
Pamje nga përplasja

Bayer Leverkuseni, kampion i ri i Gjermanisë, thyen rekord pas rekordi, 47 ndeshje pa humbje në Gjermani e në garat evropiane. 

Roma është viktimë e radhës dhe para shikuesve të vet, me rezultat 2:0 nga Bayer Leverkuseni.

Xhaka me Bayerin nuk kanë të ndalur dhe janë shumë afër finales së madhe.

Wirtz shënoi në minutën e 28-të, ndërsa Andrich eurogol në minutën e 73-të. 

Andrich goditi nga rreth 22 metra duke e lënë të shtangur portierin Svilar, 0:2.

Roma bën hapin e parë drejt finales së Europa League. 

Granit Xhaka si zakonisht titullar, por është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 75-të pas përplasjes me Spinazolan e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat