​“Nuk është më puna ime”, Klopp flet për të ardhmen e Salah

Futboll

​“Nuk është më puna ime”, Klopp flet për të ardhmen e Salah

Më: 3 maj 2024 Në ora: 12:47
Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp

Jurgen Klopp sigurisht që do i mungojë gazetarëve pas largimit nga Liverpooli, veçanërisht pas konferencës së sotme për media.

56 vjeçari dha njërën prej konferencave më interesante dhe më emocionuese si trajner i Liverpoolit, para derbit të së dielës kundër Tottenhamit.

Kur u pyet për situatën e të ardhmes së Mohamed Salah, pas përplasjes së tij me egjiptianin gjatë ndeshjes së fundit kundër West Hamit, Klopp e konfirmoi që kjo nuk është puna e tij më.

“Nuk është më puna ime. Unë nuk mendoj se unë duhet të flas për këtë, të tjerët do të vendosin, veçanërisht Salah. Këto vendime do të bëhen nga tjetër kush”, tha Klopp.

Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot thuhet se dëshiron me çdo kusht ta mbajë 31 vjeçarin në sezonin e tij të parë në krye të klubit.

Po ashtu, Michael Edwards thuhet se po kërkon që ta mbajë Salah në klub edhe pas kësaj vere. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat