Shqipëria, “Euro 2024” mund të jetë një mundësi

Futboll

Shqipëria, “Euro 2024” mund të jetë një mundësi

Më: 3 maj 2024 Në ora: 13:19
Pamje nga një ndeshje

“Gjermani 2024” do të jetë një shans i artë për dy lojtarë të Shqipërisë që të tregojnë sa vlejnë në fushë për të fituar kontrata të rëndësishme.

Edhe pse ende Silvinjo nuk ka përcaktuar ende 26 lojtarët, të cilët do të udhëtojnë në Gjermani për të luajtur Europianin, për dy prej tyre mund të thuhet se ky event do të jetë i rëndësishëm edhe sa i përket së ardhmes.

Për Etrit Berishën, “Gjermani 2024” do të jetë fondamental nëse kërkon që të vazhdojë karrierën si futbollist. 35-vjeçari është në muajt e fundit të kontratës me ekipin e Empolit dhe nëse bën një paraqitje të mirë me Shqipërinë në Europian atëherë do të ketë një shans të artë për të gjetur një kontratë tjetër.

Muaj të rëndësishëm janë edhe për Keidi Baren.

Mesfushori 26-vjeçar nuk ka marrë asnjë sinjal nga klubi katalan për të rinovuar kontratën, e cila mbyllet më 30 qershor të 2024-ës.

Për Baren, “Euro 2024” do të jetë një vitrinë e rëndësishme edhe pse gjatë kualifikueseve jo gjithmonë ka qenë në qendër të projektit të Silvinjos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat