Brdariç: Është detyra jonë që të ndalojmë Dinamon të futet në katërshe

Futboll

Brdariç: Është detyra jonë që të ndalojmë Dinamon të futet në katërshe

Më: 3 maj 2024 Në ora: 13:40
Tomas Brdariç

Vllaznia do të presë nesër në “Loro Boriçi”, Dinamon.

Në prag të këtij dueli, trajneri i shkodranëve Tomas Brdariç ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

“Të gjitha ndeshjet janë një sfide e re, jemi të fokusuar 100% të fokusuar ndaj Dinamos por kemi pasur dhe disa ndryshime.

Kemi pasur shumë punë për të pasur formacionin e ri për nesër.

Më e rëndësishme është të kalojmë këtë situatë dhe të gjejmë formacionin që na shkon dhe mundësitë më të mira për të fituar ndeshjet.

Skuadra ka shumë lojtarë të mirë dhe mund të luftojnë për një vend në 11-she. Ata duhet të bindin.

Lojtarët që i kam pasur më përpara janë shumë mirë por edhe ata të rinjtë. Deri nesër kemi gati 26 orë për të vendosur me stafin për formacionin, kemi disa opsione.

Fatkeqësisht, Stojanoviç do të mungojë dhe i urojmë një kthim sa më të shpejtë. Krymi është 50 me 50, është pak situatë e ështirë pasi ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën, shpresoj mos ta humbasim, por kemi të tjetër që mund ta zëvendësojnë atë. Në fund të ditës rezultati është më i rëndësishëm.

Ne do të jemi më aktiv që të mbajmë më shumë topin dhe të shënojmë, jo të mbrohemi.

Por do të ruajmë një balancë, po të shohim statistikat Vllaznia nuk ishte shumë e mirë në sulm këto ndeshjet e fundit dhe duhet të punojmë me potencialin që kanë.

E kemi analizuar Dinamon, gjendja e tyre është e balancuar por ne do të punojmë shumë dhe nëse nuk hyjnë në vendin e katërt është puna jonë. Unë njoh disa lojtarë si Vila, Hoxha dhe Denison. Duhet të fillojmë mirë se kanë lojtarë të mirë që përmenda më parë. Në futboll duhet të kesh fat, por ne jemi ekip i fortë dhe tifozët tanë na duhen nesër.

Me zor pres ti shoh nesër në “Loro Boriçi”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat