Vllaznia bën 'detyrën', dominon Partizanin me lojë e rezultat

Futboll

Vllaznia bën 'detyrën', dominon Partizanin me lojë e rezultat

Më: 3 maj 2024 Në ora: 14:29
Pamje nga ndeshja

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Final Four në Abissnet Superiore për vajza. Partizani u përball me Vllazninë në Arenën e Demave dhe fitues dolën shkodranet.

Vajzat kuqeblu fituan me rezultatin e pastër 0>3 në një ndeshje të dominuar totalisht nga to. Pjesa e parë nisi në mënyrën më të mirë me golin e Klaudja Borçit në minutën e 10’. Shumë raste të tjera, por kaq mjaftoi për fraksionin e parë.

Në të dytën ndeshja nisi me ritme të njëjta me të besuaret e Nikolin Lekës që kontrolluan ndeshjen. Partizani tentoi të reagonte deri në minutën e 75’ kur e sapofutura Rrezona Ramadani shënoi golin e dytë. 4 minuta më vonë një tjetër lojtarë nga stoli, Esi Lufo mbylli llogaritë me golin e tretë.

Vllaznia eshte shume prane finales së madhe që do të luhet më 11 maj në Shtëpinë e Futbollit teksa në ndeshjen e kthimit ka një avantazh pre 3 golash. Sfida e kthimit do të luhet me 7 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat