Tirana ia ‘beson Laçin’ dy talentëve të akademisë

Futboll

Tirana ia ‘beson Laçin’ dy talentëve të akademisë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 14:32
Ermal Meta,e Jordi Jaku

Tirana do të përballet në transfertë me Laçin nesër në orën 16:00, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të të Superiores. Bardheblutë vijnë me moralin e ulët pas humbjes në derbi, por s’kanë kohë të qahen pasi duhen pikët për Final Four.

Fitorja është detyrim dhe kryeqytetasit luajnë sezonin ndaj kurbinasve.

Trajneri Erbim Fagu do të drejtojë seancën e fundit stërvitore sot për të mbyllur përgatitjet. Regi Lushkja dhe Fjoart Jonuzi do të jenë mungesat e skuadrës për shkak kartonës.

Në këtë mënyrë, vendin e tyre në formacion pritet ta marrin dy talentët e akademisë, Ermal Meta dhe Jordi Jaku. I pari ka lënë pas dëmtimin dhe do të rikthehet si titullar pas gati 2 muajsh, e fundit pikërisht në barazimin 1-1 ndaj Laçit më 26 shkurt.

Për të dytin, Tirana ka refuzuar një ofertë të majme prej 200 mijë eurosh nga Mainz duke besuar kaq shumë në cilësitë e tij.

200 mijë euro nga skuadra e Bundesligës, Tirana refuzon ofertën për talentin e bardhebluve

Fagu do t'u besojë kështu mesfushën dy talentëve të cilët rrjeshtohen krah Ardit Deliut.

Formacioni i mundshëm:

Tirana (4-3-3) - Kozi; Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni; Deliu, Meta, Jaku; Abazaj, Patrick, Latifi. 
Trajner: Erbim Fagu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat