Shehi: Jemi gati për duelin me Skënderbeun

Futboll

Shehi: Jemi gati për duelin me Skënderbeun

Më: 3 maj 2024 Në ora: 14:41
Orges Shehi

Partizani do të presë nesër në orë 16:00 Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri i të kuqve, Orges Shehi ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

“Hyjmë tek përballjet e vështira edhe për vetë faktin që ju e përmendët, është një përballje që vjen e treta nga fundit pas kësaj janë dy ndeshje. Përqëndrimi dhe vlerësimi është shumë i madh për nesër, e harrojmë derbin pasi dihet që ka impakt por e rëndësishme është të jetosh të tashmen. Fokusi dhe vlerësimi është nesër.

Për fat të keq gjendja nuk është optimale, kemi mungesa që është Taipi, Tedi Cara dhe Hadroj për arsye kartonësh.

Nuk duhet të ulim dozën e mobilizimit pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi. Janë skuadra që duan vlerësim pasi skemi dhënë atë që duhet me skuadra që janë poshtë nesh. Në kampionat ka përballje dhe kërkojmë të bëjmë mirë, duam të jemi triumfues kundër Skënderbeut.

Derbi të ngarkon dhe të shkarkon shumë, kush e ka provuar derbin në kurriz ka një ngarkesë të madhe në kurriz dhe një shkarkim të madh pas ndeshjes. Skemi fituar me Skënderbeun, nuk është se jemi fikur jemi mundur me penallti, pas derbit duam të vazhdojmë me fitoret.

Kishim një periudhë prej katër ndeshjeve që nuk fitonim para Dinamos dhe Tiranës dhe këto dy ndeshje duhet të jenë një shtesë e madhe. Na mbetet më pak se një muaj për të marrë frytet e gjithë sezonit. Përqëndrimin duhet ta kemi tek ndeshjet tona, do të shohim pastaj se çfarë do të bëj kundërshtari. Tedi mund të kthehet pas 4-5 ditësh, Taipi mund të stërvitet që të hënën. Do bëjmë zgjedhjet në bazë të kundërshtarëve, ai që futet nga stoli është më deçiziv dhe me këtë ide duhet të jemi të gjithë, për ato minuta që të futen të jenë deçizivë dhe të gatshëm. Nuk besoj se kemi pasur shumë ndryshim, 80% e skuadrës ka qenë po ajo, është e pavend të them do luajë ai apo do të luajë ai.

Partizani lufton dhe shpreson për të shkuar në fund të çdo kompeticioni, objektivi është të shkojmë tek 26 maji dhe ta fitojmë”, deklaroi Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat