Roma dhe Milani kërkojnë sulmuesin e Juventusit!

Futboll

Roma dhe Milani kërkojnë sulmuesin e Juventusit!

Më: 3 maj 2024 Në ora: 16:21
Federiko Kieza

Roma dhe Milani kërkojnë sulmuesin e Juventusit!

Bordi i “Zonjës së Vjetër” ka vendosur të nxjerrë në shitje 27-vjeçarin Federiko Kieza, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane e më konkretisht të prestigjiozes “Corriere dello Sport”, “verdhekuqtë” e Roma-s dhe “Djajtë” e Milanit, janë të vendosur të transferojnë “yllin” e sulmit, por “bardhezinjtë” nuk dorëzohen.

Këta të fundit dëshirojnë të provojnë deri në fund të sezonit, rinovimin me “yllin” e tyre, me vetë anësorin, që do të ishte i gatshëm të qëndronte në Torino.

Mirëpo kushti i vetëm është rritja e pagës së tij në 6 milionë euro, shumë që kërkohet nga Kieza, nga çdo klub që e kërkon, megjithatë duket se transferimi do të jetë i vështirë, të paktën në Itali, pasi thuajse çdo klub e ka të vështirë të paguajë një shumë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat