Turp që Milani nuk e mendoi shqiptarin pas largimit të Maldinit, gazetari italian nuk i jep dot shpjegim

Futboll

Turp që Milani nuk e mendoi shqiptarin pas largimit të Maldinit, gazetari italian nuk i jep dot shpjegim

Më: 3 maj 2024 Në ora: 16:41
Igli Tare

Igli Tare është ende në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën e tij si drejtor sportiv. Gazetari italian, Fabio Santini, e sheh të turpshëm faktin që ish-lojtari shqiptar është ende pa ekip.

Sipas tij, Milani duhet ta kishte menduar si alternativë pas largimit të Paolo Maldinit.

“Më duket e turpshme që dikush si Tare nuk ka gjetur ende një klub.

Turp që Milani, pasi largoi Maldinin, nuk mendoi për të.

Së bashku me Sartorin ai është ndër menaxherët më të mirë në Itali”, ka thënë Fabio Santini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat