​Largimi i Jesus nga Arsenali, ja fjalët e Artetas

Futboll

​Largimi i Jesus nga Arsenali, ja fjalët e Artetas

Më: 3 maj 2024 Në ora: 16:51
Jesus

Javëve të fundit ka pasur vazhdimisht spekulime se Arsenali e ka vendosur për shitje sulmuesin e skuadrës, Gabriel Jesus.

Spekulimet sugjerojnë se Arsenali është i gatshëm që të ndajë rrugët me Jesus këtë merkato verore, pasi që “Topçinjtë” janë të interesuar për përforcime në repartin e sulmit.

Por, këto spekulime tani i demantoi vetë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

“Unë nuk e di se nga po vinë spekulimet për largimin e Gabriel Jesus. Ne nuk e kemi ndërmend që ta lejojmë Gabriel të largohet”, tha Arteta.

Që prej se iu bashkua Arsenalit nga Manchester City, Gabriel Jesus ka arritur të bëjë 66 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 19 gola dhe 14 asistime mbi emrin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat