Superiorja mbetet enigmë

Futboll

Superiorja mbetet enigmë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Më datë 30 prill 2024 ishte afati i fundit për klubet që të paraqisnin kandidaturën e tyre për licensimin në UEFA.

Tre ditë kanë kaluar dhe ende nuk dihet se cilat klube të Superiores kanë marrë përgjigjet pozitive apo negative.

Në Kosovë u publikuan kipet fituese me plot 7 prej tyre që fituan të drejtën për të konkuruar në Kupat e Europës nëse ia dalin të kualifikohen. FC Ballkani, FC Drita, FC Llapi, FC Malisheva, FC Prishtina, SC Gjilani, KFF Mitrovica janë klubet që mund të përfaqësojnë dardanët në Europë. Vetëm Dukagjini nuk ia ka dalë të licensohet.

Në Shqipëri të gjitha klubet që kanë kandiduar i kanë marrë përgjigjet zyrtare, por ende nuk është bërë publike e ardhmja e tyre.

Vitet e fundit shpeshherë kanë dalë probleme dhe klubet kanë hasur vështirësi në licensim që kryesisht vjen për shkak të borxheve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat