Shkupi gati për derbin e madh, Iljazi: Tre pikët mbesin në Çair

Futboll

Shkupi gati për derbin e madh, Iljazi: Tre pikët mbesin në Çair

Më: 3 maj 2024 Në ora: 17:32
Shkupi

Të gjitha ndeshjet e javës së 31-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të luhen nesër.

Ekipi i Shkupit këtë të shtunë në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:00, do të ketë përballë ekipin e Shkëndijës, e që do të jetë një ndër ndeshjet vendimtare në garën për titull.

“Ekipi nuk ka pasur fare kohë për pushim pas ndeshjes të së mërkurës dhe janë stërvitur me përkushtim dhe punë për të dalë në fushë që të japin edhe atomin e fundit.

Për këtë duel, ka folur kapiteni , njëherit dhe portieri i ekipit tonë, Artan Iljazi i cili mes tjerash ka thënë se ekipi është i gatshëm për të marrë rezultat pozitiv ndaj Shkëndijës”, njofton FC Shkupi.

“Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, duke marrë parasysh se në duelin e fundit nuk e morëm atë që edhe kërkuam.  

Por sido që të jetë ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe ndaj Shkëndijës shpresojmë në rezultat pozitiv.

E kemi parasysh se kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në fund të kampionatit dhe gjithçka varet nga ne.

Shpresoj që me ndihmën e “Shvercerave” dhe të gjithë tifozëve që do të jenë të shtunën, ndeshjen kundër Shkëndijës ta fitojmë dhe tre pikët të mbesin në Çair”, ka thënë Iljazi.

Ndeshja Shkupi – Shkëndija luhet të shtunën me fillim nga ora 17:00, ndërsa besimi për të gjykuar këtë ndeshje iu dha arbitrit nga Shtipi, Dimitar Pileshkov.

Shkëndija kryeson e 58 pikë sa ka Struga Trim Lum dhe Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat