Shkëndija me vetëbesim të shtuar, Totre gati për derbin drithërues

Futboll

Shkëndija me vetëbesim të shtuar, Totre gati për derbin drithërues

Më: 3 maj 2024 Në ora: 17:49
Kapiteni Ennur Totre

Shkëndija e Tetovës me vetëbesim të shtuar pas triumfit me përmbysje ndaj Brerës udhëton drejt Shkupit ku luajmë duelin e xhiros së 31-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. 

Kapiteni Ennur Totre thotë se skuadra me shumë pozitivitet dhe motiv pret duelin në Çair, pasi tashmë jemi barazuar në krye të renditjes me rivalët për titull, Shkupin e Strugën. 

Ndeshja Shkupi-Shkëndija luhet të shtunën në Çair me fillim në orën 17:00. 

“Realisht për këtë kemi punuar që në fazën përgatitore në Antalia.

Për këtë ishim atje dhe kemi kërkuar me çdo kusht të eliminojmë negativë.

Nuk ka qenë aspak e lehtë të kthehet situata në këtë mënyrë, por gjithë ekipi ka dhënë maksimumin dhe ndoshta edhe u shpërblyem për punën dhe besimin gjatë gjithë kohës”, tha Ennur Totre.

Ai flet edhe për Shkupin: “Mënyra si fituam AP Brerën duam apo s’duam sjell një eufori në skuadër.

Realisht nesër na pret ndeshje më e rëndësishme dhe fitorja ndaj Brerës nuk do ketë vlerë të njejtë nëse nuk fitojmë Shkupin.

Prandaj jemi të vendosur nesër të japim maksimumin dhe jemi përgatitur për të vazhduar rrugën për ku jemi nisur”.

Kapiteni beson në sukses: “Ne kemi pasur atmosferë të mirë gjithë kohën, por pas asaj fitoreje ndaj Brerës është tjetër gjë dhe kjo është më se normale.

Kemi një motivim dhe vetëbesim shtesë.

Atje shkojmë të japim maksimumin dhe me ndihmën e Zotit të marrim tre pikët dhe të vazhdojmë rrugën drejt titullit kampion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat