Partizani në udhëkryq

Futboll

Partizani në udhëkryq

Më: 3 maj 2024 Në ora: 17:53
Partizani

Partizani po punon për të zgjidhur çështjen e rinovimeve të kontratave, që mbeten një problem shqetësues, pasi rrezikohen disa largime në fund të sezonit.

Së fundmi klubi rinovoi me Sembene deri në verën e vitit 2026.

Gjithashtu, Partizani nga ana e tij ka aplikuar rinovimet automatike për sezonin e ardhshëm me Carën dhe Muratajn, siç është e parashikuar në kontratë. Vetë lojtarët nuk e kanë deklaruar ende vullnetin e tyre për të qëndruar apo jo.

Pezull mbeten rinovimet me Sotën dhe Atanaskoskin, që duken më së shumti pranë largimit.

Fakti që klubi pretendon të shesë lojtarë si Maget apo Rrapaj, bën që në verë të rrezikohet një seri largimesh, që do ta vinin skuadrën në udhëkryq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat