Inter Miami është në negociata me Di Marian

Futboll

Inter Miami është në negociata me Di Marian

Më: 3 maj 2024 Në ora: 17:59
Angel Di Maria

Inter Miami raportohet se është në negociata për të shtuar në radhet e veta edhe një tjetër yll botëror.

Bëhet fjalë për Angel Di Marian, i cili mund të largohet nga Benfica si lojtar i lirë në verë.

Sipas gazetarit, Leo Paradizo, Interi Miami është klubi që mund të nënshkruajë me yllin nga Rosario.

Klubi nga MLS ka yjet tjerë të futbollit si Lionel Messi, Luis Suarez, Sergio Busquets e Jordi Alba.

Di María iu bashkua Benficas këtë sezon nga Juventusi si lojtar i lirë dhe tani ai besohet se do t’i bashkohet mikut dhe bashkëkombësit të tij, Messi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri tash nuk është raportuar për arritjen e ndonjë marrëveshjeje mes palëve.

36-vjeçari ka luajtur në disa nga klubet më të mëdha në botë dhe është i dëshmuar në botën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat