Chelsea hedh sytë nga afati kalimtar

Futboll

Chelsea hedh sytë nga afati kalimtar

Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:21
Estevao Willian

Brazili nuk ndalet kurrë së nxjerri talentet, dhe pas Endrick, tashmë të blerë nga Real Madrid, këtu është një tjetër super talent, gjithashtu aktualisht te Palmeiras.

Ai është Estevao Willian, i lindur në vitin 2007, i quajtur Messinho deri pak muaj më parë për ta krahasuar me yllin argjentinas. Më pas, për të mos e ngarkuar me pritshmëri të tepërta, u vendos që thjesht ta thërrisnin me emrin e tij.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, duke përfshirë edhe mbrëmjen e së enjtes në të cilën, duke shënuar golin 2-1, i dha fitoren Palmeiras ndaj Botafogo në raundin e tretë të Kupës së Brazilit.

Në kontratën e tij, e vlefshme deri në vitin 2026, ka një klauzolë largimi prej 45 milionë eurosh dhe Barcelona ka thënë se është e gatshme ta paguajë, por ka edhe nga ata si Chelsea, që janë të gatshëm të paguajnë më shumë duke filluar nga një bazë fikse prej 30 milionë euro plus bonuse që do ta çonin totalin në mbi 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat