Lista me 26 lojtarë jo e detyrueshme, gjithçka në dorën e Sylvinhos

Futboll

Lista me 26 lojtarë jo e detyrueshme, gjithçka në dorën e Sylvinhos

Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:28
Trajneri Sylvinho

Shqipëria do të përballet në finalet e Europianit të Gjermanisë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Trajneri Sylvinho ka nisur prej kohësh përgatitjet për listën e lojtarëve që do të ftojë, teksa së fundmi është konfirmuar dhe fakti se trajnerët e kombëtareve mund të marrin 26 lojtarë me vete në Gjermani.

Megjithatë, sipas asaj që raportohet së fundmi, grumbullimi i 26 lojtarëve nuk është një detyrim, por një mundësi për trajnerët. E thënë më thjeshtë, trajneri ka mundësinë që të marrë me vete 23-26 futbollistë, duke mos qenë i kushtëzuar.

Ndryshe nga Europiani i shkuar, ku për shkak të pandemisë trajnerët grumbulluan nga 26 lojtarë dhe 3 ishin të detyruar t’i linin në tribunë, këtë herë të gjithë futbollistët do të qëndrojnë në pankinë. Të gjitha federatat janë të detyruara që të paraqesin listën përfundimtare në datën 7 qershor, 7 ditë para nisjes së Europianit.

Trajneri i Shqipërisë pritet që pas mesit të këtij muaji të bëjë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë. Teksa pritet që lista të mos ndryshojë dhe për ndeshjet zyrtare të qershorit. Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore para Euro 2024.

Më 3 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Haladas Sport Komplexum”, në Hungari, kuqezinjtë do të kenë testin me Lihtenshteinin. Ndërsa katër ditë më vonë, më 7 qershor, ora 19:00, në të njëjtin stadium, Sylvinho do të ketë mundësinë t’i shohë lojtarët kuqezi përballë Azerbajxhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat