Shpërblehet momenti magjik i “yllit” të Cityt

Futboll

Shpërblehet momenti magjik i “yllit” të Cityt

Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:29
Manchester City

Gola, asistime dhe vlerësim për Phil Foden. Erling Haaland e ka ulur disi ritmin në 2024 dhe goleadori i momentit te Manchester City është anglezi.

23-vjeçari po kalon një formë fantastike, ndërkohë që deri në këtë fazë të sezonit numëron 24 gola dhe 10 asistime.

Ecuria shumë e mirë ka bërë që Foden të përzgjidhet si futbollisti i vitit në Premier League nga shtypi ishullor.

Mesfushori i avancuar me 42% të votave, ka lënë pas Declan Rice të Arsenalit dhe Rodrin, shokun e tij të skuadrës te Citizens.

Foden bëhet futbollisti i tretë i ekipit të Pep Guardiolës që fiton këtë çmim gjatë katër viteve të fundit.

Rubin Dias triumfoi në vitin 2021, ndërkohë që vitin e kaluar ky çmim shkoi për norvegjezin Erling Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat