Një tjetër talent nga Brazili, Chelsea i “hap luftë” Barcelonës

Futboll

Një tjetër talent nga Brazili, Chelsea i “hap luftë” Barcelonës

Më: 4 maj 2024 Në ora: 08:50
Estevao

Brazili është toka e talentëve të mëdhenj sidomos kur bëhet fjalë për futbollistët.

Pas Endrick që do të kalojë në radhët e Real Madrid, Palmeiras promovon një tjetër djalosh të datëlindjes së vitit 2007. Fjala është për Estevao willian Almeida de Oliveira Gonçalves, ose thënë ndryshe “Messinho”.

Ky i fundit ka një kontratë të vlefshme me Palmeiras deri në vitin 2026 si dhe një klauzolë largimi me vlerë 45 milionë euro. Barcelona është gati ta paguajë këtë shifër, por tashmë në garë është futur edhe Chelsea. Londinezët janë të gatshëm të shkojnë përtej kësaj klauzole dhe të paguajnë 50 milionë për të “djegur” spanjollët.

Kjo shifër do të ndaheh në dy pjesë, 30 milionë të paguara menjëhëre dhe pjesa tjetër në formën e bonuseve. Mbetet për t’u parë nëse te Palmeiras do ta pranojnë këtë formulë të anglezëve duke ditur që për Estevao Willian ka kërkesa të shumta nga e gjithë elita e Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat