Fitorja është ‘jetike’ pë Laçin

Futboll

Fitorja është ‘jetike’ pë Laçin

Më: 4 maj 2024 Në ora: 12:49
Pamje nga një ndeshje

Një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave  luhet në Laç, ku vendasit do të presin skuadrën e Tiranës, sfidë që do të startojë në orën 16:00.

Bardhezinjtë vijnë pas barazimit me Dinamon dhe ndaj Tiranës në shtëpi kanë detyrim vetëm 3 pikët.

Për Armando Cungun ka lajme të mira. 3 lojtarët që munguan ndaj Dinamos do të jetë gati për sfidën me bardheblutë. Kështu timonieri shkodran do të mund ë llogarisë shërbimet e Kurtit, Kryeziut dhe Melos.

Por ka dhe “dhimbje koke” për të, pasin do të vuajë mungesën e Ajdi Dajkos.

Mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj “Nëndetëses” dhe ndaj Tiranës së Erbim Fagut nuk do të mund të kontribuojë për kurbinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat