Dy rikthime me peshë për Martinin

Futboll

Dy rikthime me peshë për Martinin

Më: 4 maj 2024 Në ora: 12:52
Teuta

Teuta pas fitores me Kukësin do të tentojë një tjetër 3 pikësh për t’iu larguar akoma më shumë “Play-Out”.

Këtë herë kundërshtari i durrsakëve do të jetë Egnatia, me rrogozhinasit që kryesojnë tabelën e klasifikimit në Superiore.

“Djemtë e Detit” janë bërë gati për këtë përballje që është shumë e rëndësishme për objektivat e tyre.

Lajm i mire për Edi Martinin është rikthimi i Elmando Gjinit dhe Ergys Peposhit. I pari ishte i pezulluar dhe mungoi ndaj Kukësit, ndërsa lojtari i dytë vuante nga një dëmtim dhe tashmë është gati për 3 sfidat e mbetura.

Padiksutim që kjo gëzon Martinin, i cili ndaj rrogozhinasve do të ketë të plotë skuadrën dhe do të ketë mundësinë e zgjedhjeve të më të mirëve. Kujtojmë se dueli me Egnatian do të luhet në orën 16:00 në “Niko Dovana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat