Barcelona dhe Chelsea, betejë e fortë

Futboll

Barcelona dhe Chelsea, betejë e fortë

Më: 4 maj 2024 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Brazili nuk ndalet kurrë së nxjerri talente. Pas Endrick, tashmë të blerë nga Real Madridi, ka dalë në pah një tjetër super lojtar, gjithashtu aktualisht te Palmeiras.

Ai është Estevao Willian, i lindur në vitin 2007, i quajtur “Messinho” deri pak muaj më parë, për ta krahasuar me fituesin e shumëfishtë të “Topit të Artë”.

Më pas, për të mos e ngarkuar me pritshmëri të tepërta, u vendos që thjesht ta thërrisnin me emrin e tij. Emri i plotë është Estevao Willian Almeida de Oliveira Gonçalves.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, duke përfshirë edhe mbrëmjen e djeshme në të cilën, duke shënuar golin 2-1, i dha fitoren Palmeiras ndaj Botafogo Riberao Preto në raundin e tretë të Kupës së Brazilit.

Në kontratën e djalit, e vlefshme deri në vitin 2026, ka një klauzolë largimi prej 45 milionë eurosh, të cilën Barcelona tashmë ka thënë se është e gatshme ta paguajë.

Katalanasit kanë rivalitet në këtë objektiv merkatoje, teksa Chelsea është gati të paguajë më shumë për të, duke filluar nga një bazë fikse prej 30 milionë euro, plus bonuse që do ta çonin totalin në mbi 50 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat