Allegri i druhet Romës

Futboll

Allegri i druhet Romës

Më: 4 maj 2024 Në ora: 14:16
Massimiliano Allegri

Të mundë Romën për t’u kualifikuar matematikisht në Ligën e ardhshme të Kampionëve dhe kështu do të fokusohej pastaj në finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës.

Ky është objektivi i Juventusit, që do të luajë nesër në mbrëmje në “Olimpico” kundër verdhekuqve.

“Ne u afruam, pastaj do të shohim nesër nëse mund t’iu rikthehemi fitoreve. Roma ka cilësi të shkëlqyera teknike.

Do të jetë një ndeshje magjepsëse, por e vështirë dhe e ndërlikuar, – shpjegoi Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp.

Unë mendoj se Roma është e zemëruar nga disfata e mesjavës ndaj Leverkusenit, ndaj do të dëshirojë të luajë një ndeshje të madhe”, tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat