Costa në krye të detyrës në Brazil

Futboll

Costa në krye të detyrës në Brazil

Më: 4 maj 2024 Në ora: 15:02
Costa në mes

Jugu i Brazilit është goditur këto ditët e fundit nga shira të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje.

Situata është shumë kaotike dhe tragjike duke qenë se aktualisht janë konfirmuar 37 viktima si dhe 74 persona të humbur.

Të gjithë ata që kanë mundësi po solidarizohen me një nga zonat më të prekura si Rio Grande Do Sul dhe një nga ata që po jep ndihmesë maksimale është edhe Diego Costa që aktualisht luan me Gremion. Ish-sulmuesi i Atletico Madrid, së bashku me disa shokë të tij kanë marrë skafet dhe kanë dalë në terren për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Costa ia ka dalë të shpëtojë disa familje nga përmbytja duke i evakuar dhe duke i dërguar në zonat e sigurisë.

Një shembull për t’u vlerësuar ky i Diego Costës që jep në këto momente një kontribut me shumë rëndësi për vendin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat