​Courtois rikthehet titullar, formacionet zyrtare të Realit dhe Cadizit

Futboll

​Courtois rikthehet titullar, formacionet zyrtare të Realit dhe Cadizit

Më: 4 maj 2024 Në ora: 15:28
​Courtois

Sot me fillim nga ora 16:15 stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i përballjes interesante mes Real Madridit dhe Cadizit, e vlefshme kjo për xhiron e 34 të La Ligas.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin spanjoll, Reali e mposhti Real Sociedadin 1:0, kurse Cadizi barazoi 1:1 me Mallorcan.

Momentalisht, Reali zë vendin e parë me 84 pikë dhe mund ta sigurojë titullin e La Ligas sot nëse Barcelona nuk arrin ta mposhtë Gironan.

Në anën tjetër, Cadizi po lufton për mbijetesë, ku gjendet në vendin e 18 me 26 pikë, pesë sosh më pak se Celta Vigo që zë vendin e 17 jashtë zonës së rrezikut.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Reali mungon vetëm Alaba, kurse te Cadizi nuk do të paraqiten Hernandez, Jose Mari, Kouame, Mere, Ousou dhe San Emeterio.

Në formacionin titullar te Reali rikthehet Thibaut Courtois, i cili ka vuajtur me lëndime tërë sezonin. Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-2-3-1): Courtois; Garcia, Fernandez, Militao, Carvajal; Modric, Camavinga; Ceballos, Diaz, Guler; Joselu

Cadiz (4-2-3-1): Ledesma; Zaldua, Fali, Chust, Hernandez; Alcaraz, Escalante; Sobrino, Fernandez, Navarro; Ramos 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat