Kush e pruri topin e parë në Kosovë?

Futboll

Kush e pruri topin e parë në Kosovë?

Më: 4 maj 2024 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Historia e futbollit është interesante në Kosovë!

Kur u themeluan klubet e para dhe cili e pruri topin e parë!

Sipas historisë, tani e 102 vite Kosova ka klube të futbollit. 

“Topi i parë i futbollit në Kosovë mendohet se është sjellë nga një student i Grenoblit më 1919, por burime tjera japin një version se më 1914 është zhvilluar ndeshja e parë e futbollit në Kosovë, ku kanë luajtur Austro-Hungarezët, të cilët kanë shërbyer në atë kohë në vendin tonë.

Ndërkohë, klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe në Prishtinë, e më pastaj kanë filluar të formohen klubet edhe në qytetet e tjera.

Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë periudhë.

Pas luftës së dytë Botërore, Kosova mbeti pjesë përbërëse e Jugosllavisë dhe rifilloi rindërtimi i vendit pas luftës, e me këtë përparoi në mënyrë të shpejtë edhe futbolli i Kosovës, kur në vitin 1948 u formua Lidhja e Futbollit të Kosovës, që vepronte si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë.

Në Ligën e parë ish jugosllave garuan Prishtina dhe Trepça, derisa Liga e dytë federative vazhdimisht kishte nga 3-4 klube tona. Në këto dy liga Federative garonin klubet nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia.

Kosova po ashtu e kishte edhe ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë ish jugosllave, si dhe kishte edhe Ligën e dytë dhe të tretë”, shkruan mes të tjera në historikun që e ka paraqitur FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat