Rivaldo për 100 milionëshin

Futboll

Rivaldo për 100 milionëshin

Më: 4 maj 2024 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Legjenda e Brazilit, Rivaldo, beson se Bruno Guimaraes do të transferohet te Manchester City.

Mesfushori i Newcastle pritet të jetë protagonist i merkatos së verës me disa skuadra që janë të interesuara për shërbimet e brazilianit.

“Për Bruno Guimaraes interesohen Arsenal-i dhe Manchester City. Ai është një lojtar i madh dhe ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sezon”, ka thënë Rivaldo për Betfair.

“Është e qartë në kohët e sotme se të gjithë duan të luajnë për Manchester City-n sepse ata kanë Pep Guardiola-n dhe një skuadër shumë në harmoni.

“Besoj se nëse Guimaraes largohet nga Newcastle, ai do të zgjedhë të luajë për Manchester City-n”.

26-vjeçari ka një klauzolë prej 100 milionë sterlinash në kontratën e tij me bardhezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat