Çudi, hidhen në festë e pastaj mbeten të shtangur

Futboll

Çudi, hidhen në festë e pastaj mbeten të shtangur

Më: 4 maj 2024 Në ora: 16:54
Tifozët

Skena të pabesueshme mbërrijnë nga Holanda nga divizioni Eerste, pra niveli i dytë i kompeticionit, ku drama e vërtetë ndodhi në fund të sezonit.

Para përfundimit të javës së parafundit, Willem II arriti të rikthehet në shoqërinë e më të mirëve dhei mjaftoi barazimi në Dordrecht me rezultatin 1:1.

Në divizionin Eerste, dy skuadrat e para do të fitojnë pozitën direkte në elitë, ndërsa skuadrat e renditura nga vendi i tretë në të tetë do të luajnë play-off, më vonë atyre do t’u bashkohet ekipi i 16-të në Eeredivisie, kështu që rruga nëpër playoff është shumë e gjatë dhe e vështirë për të fituar një biletë për elitën.

Por tifozët e Rodës menduan se ekipi i tyre siguroi biletën për në elitë. Roda fitoi me shifrat 2:0 ndaj Camburg dhe Gronigen pësoi golin në minutën e 94 ndaj Telstar, 1:0.

Pasi morën vesh lajmin, tifozët e Rodës hynë në fushë për të festuar rikthimin në elitë.

Por vetëm një minutë më vonë, në të 95-tën, Gronigen barazoi ndeshjen në 1:1 dhe tifozët e Rodës u kthyen sërish në vendet e tyre pasi u prish gjithë plani.

Kjo pasi diferenca mes Rodës dhe Gronigen është 3 pikë, ndërsa akoma më e bukur është fakti se ka vetëm një ndeshje nga fundi i kampionatit dhe është pikërisht…Roda-Gronigen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat