Roganoviq synon fitore me Gjilanin

Futboll

Roganoviq synon fitore me Gjilanin

Më: 4 maj 2024 Në ora: 19:24
Marko Roganoviq 

Marko Roganoviq është i bindur që nëse skuadra e Gjilanit bën gjërat të cilat i praktikon në seancat stërvitore rezultati nuk do të mungojë. Mbrojtësi i qendrës është optimist para duelit kampional ndaj FC Malishevës.

Roganoviq beson gjithashtu në shokët e skuadrës dhe është i gjithi me pozitivitet, pasi që gjithçka është në dorën e tyre.

“Ajo se çfarë mund të them është se gjithçka varet nga ne. Jemi të vetëdishëm që nuk jemi në pozicion të mirë, mirëpo na mjafton që t’i zbatojmë në fushë gjërat të cilat i bëjmë në seancat stërvitore dhe jam i bindur që do të kemi rezultat”.

Përballjet ndaj Malishevës kanë qenë të vështira këtë edicion, teksa ekipi ka vuajtur jo pak. Për të patur një paraqitje sa më pozitive, Marko ka disa fjalë edhe për bashkëlojtarët e tij.

“Ne e njohim Hazrollajn shumë mirë, ai shënoi tre gola kundër nesh në ndeshjen e fundit. Ne duhet ndryshojmë disa gjëra nga ndeshja e fundit, mos t’i bëjmë disa nga gabimet të cilat i kemi bërë. Mirëpo ne e dijmë që ai nuk luan i vetëm, ai ka një ekip të mirë, të cilin gjithashtu duhet ta ndalojmë. Ne duhet dhënë 100% nga vetja ynë nëse dëshirojmë ta fitojmë këtë ndeshje”.

Ballafaqimi ndaj Malishevës fillon numërimin së prapthi në pesë ndeshjet e fundit kampionale në “Albi Mall Superligë”. Në “Liman Gegaj” të Malishevës këtë të diel me fillim nga ora 15.00 takohen ‘bardhekaltërit’ dhe ‘kuqebardhët’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat