Lulzim Abazi: Fjalën e dhënë e mbajtëm 

Futboll

Lulzim Abazi: Fjalën e dhënë e mbajtëm 

Nga: K.G. Më: 4 maj 2024 Në ora: 19:52
Lulzim Abazi

Presidenti i klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi, është sikur në qiellin e shtatë, pasi që ka realizuar synimin, rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Synimi i Abazit, është që të ndërtojnë një ekip konkurruese për në Superligë.

“Kur pakkush besonte në projektin tonë fitues, pas zhgënjimit sezonin e shkuar, unë së bashku me lojtarët ia kishim vendosur si kusht vetës: Rikthimin e menjëhershëm në Superligë. 

Tash, ndihem më shumë se krenar për suksesin e arritur. U rikthyem aty ku na takon, Superligën e Kosovës. 

Fjalën e dhënë e mbajtëm.

Urime lojtarëve dhe stafit tonë që punuan shumë, me vetëbesim dhe qëllim të kristalt.

Urime sportdashës, tifozë, e mbi të gjitha UJQI për këtë sukses, i cili padyshim është edhe i juaji. 

Një falënderim të përzemërt edhe për sponsorët që na ndihmuan financiarisht në këtë rrugëtim.

Qyteti i Ferizajt e meriton një ekip të fortë e konkurrues në Superligë.

Fjalën e dhënë sot, mbajeni të shënuar sepse do ta mbajmë edhe në Superligë”, ka shkruar Abazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat