Një mbrojtës rikthehet dhe një tjetër dëmtohet

Futboll

Një mbrojtës rikthehet dhe një tjetër dëmtohet

Më: 4 maj 2024 Në ora: 20:45
Veseli e Ismajli

Nuk zgjat shumë gëzimi i trajneri të Kombëtares, Sylvinho.

Pasi Ardian Ismajli u rikuperua, një tjetër mbrojtës është dëmtuar ditën e sotme, duke lënë lushën e lojës para kohe.

Frederik Veseli u dëmtua disa minuta më parë në ndeshjen që ekipi i tij, Karagrumruk po luan në transfertë përballë Kayserispor. Veseli la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 41’ të sfidës.

Kujtojmë që në vetëm pak më shumë se 1 muaj, starton Europiani dhe Sylvinho duhet të mendojë lojtarët që do të marrë me vetë në Gjermani, me Veselin që ka qenë pjesë e ekipit gjatë gjithë kualifikueseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat