Elbasani shpallet zyrtarisht kampion i Kategorisë së Parë

Futboll

Elbasani shpallet zyrtarisht kampion i Kategorisë së Parë

Më: 4 maj 2024 Në ora: 21:29
Skuadra e Elbasanit

Skuadra e Elbasanit është shpallur zyrtarisht dhe matematikisht kampion i Kategorisë së Parë.

Këtë gjë e arritën falë triumfit 5-0 përballë Tomorit brenda në “Elbasan Arena”, edhe pasi Bylisi nuk shkoi më tepër se barazimi 0-0 me Vorën.

Një arritje e madhe për të besuarit e Nevil Dedes, që përveç se kanë garantuar ngjitjen në Superiore pas kaq shumë vitesh, mund të paraqiten me petkun e kampionit të Kategorisë së Parë.

Heroi i ndeshjes kundër Tomorit ishte Lleshaj i cili shënoi një tripletë, pastaj vend për realizime patën edhe Greca me Klament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat