Kapiteni i Barcelonës kërkon falje: Ishte gabimi im

Futboll

Kapiteni i Barcelonës kërkon falje: Ishte gabimi im

Më: 4 maj 2024 Në ora: 21:46
Pamje nga ndeshja

Humbje e dhimbshme e Barcelonës në derbin katalanas kundër Gironës. “Blaugranat” humbën mundësinë për t’u distancuar nga ky rival për vendin e dytë e tashmë rrezikojnë seriozisht ta mbyllin kampionatin të tretin.

Reali i Madridit u shpall matematikisht kampion falë asaj që ndodhi në “Montilivi”. Sergi Roberto, kapiten i Barcelonës, foli pas ndeshjes duke u kërkuar falje tifozëve për humbjen e rëndë (4:2).

“Deri në minutën e 65-të, deri në barazimin e tyre, ne ishim superiorë.

Por pas barazimit e lamë lojën, kjo më zemëron shumë, sepse ishte gabimi im dhe po largohem shumë i inatosur. I kërkoj falje skuadrës, sepse ne po bënin një ndeshje të mirë. Ne largohemi të zemëruar.

Ne ishim duke dominuar, duke pasur topin, kishim mbërritur në pjesën e dytë për të përfunduar ndeshjen, por pas barazimit, ata u ndjenë më rehat. Ne u përpoqëm, por nuk mundëm. Të lënduar.”

Më tej, Sergi Roberto shton:

“Me këtë rezultat ne nuk varemi nga vetja, duhet të fitojmë ndeshjet që na kanë mbetur dhe të presim dështimin e Gironas në të paktën një ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat