Ramadani para sfidës me Fushë Kosovën: Nuk duhet të bëjmë më gabime në rezultat 

Futboll

Ramadani para sfidës me Fushë Kosovën: Nuk duhet të bëjmë më gabime në rezultat 

Më: 4 maj 2024 Në ora: 22:13
Zekirija Ramadani

Drita e Gjilanit të dielën e zhvillojnë ndeshjen ndaj FC Fushë Kosovës në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja luhet nesër (15.00) në Gjilan.

Kryetrajneri i Dritës. Zekirija Ramadani, shpreh bindjen se pikët do të janë të plota për skuadrën e tij.

Trajneri Ramadani tha se për të dyja skuadrat është treni i fundit për objektivat që kanë.

"Nuk duhet të bëjmë më gabime në rezultat, mirëpo neve na intereson vetja ekipi jonë, kemi dy barazime radhazi në kampionat kështu që duhet të japim maksimumin që deri në fund t'i marrim ndeshjet me pikë maksimale.

Nuk varet gjithçka nga ne, por tani i kemi vështirësuar punë vetës, por nga futbollistët kam kërkuar seriozitet dhe i kemi edhe pesë ndeshje duhet të japim maksimumin pastaj do shohim cili do jetë rezultati në fund. Jemi motivuar të fitojmë tri pikë nesër, si çdoherë objektivi ynë", theksoi fillimisht Ramadani.

"Patjetër që besoj te forca, te ekipi por ja kemi vështirësuar punën vetës.

Na vjen keq për atë që ka ndodhur, fati na ka kthyer shpinën sepse futbollistët kanë derdhur djersë dhe i kemi humbur pikët në fund. Neve na ka ra loja në Klinë nuk ramë taktikisht dhe teknikisht, por për shkak të lodhjes.

Është normale pa lodhje nuk ka, por pak ishte edhe te mos përqendrimi ynë në një moment", ka thënë Ramadani.

"Ndeshjet e fundit janë të rëndësishme dhe shpresoj që duke filluar nga nesër të fitojmë pikët dhe më mos të ndalemi deri në fund të kampionatit", ka thënë trajneri i skuadrës nga Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat