Bayern Munich i interesuar të emërojë Erik ten Hag si trajnerin e tyre

Futboll

Bayern Munich i interesuar të emërojë Erik ten Hag si trajnerin e tyre

Më: 5 maj 2024 Në ora: 10:48
Ten Hag

Bayern Munich thuhet se është i prirur të emërojë Erik ten Hag si trajnerin e tyre të ri këtë verë,

Ten Hag mund të humbasë punën e tij në Manchester United.

Sipas The Mirror, Bayern po tregon një interes të madh, ndërsa kampionët gjermanë janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi Thomas Tuchel do të largohet këtë verë.

Raporti pretendon se Roberto De Zerbi kishte qenë objektivi kryesor i klubit gjerman pasi nuk arriti të bindte Xabi Alonson të largohej nga Bayer Leverkusen këtë verë.

Megjithatë, Bayern nuk është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 12 milionë funtesh (mbi 13 milionë euro) në kontratën e De Zerbi me Brighton & Hove Albion, kështu që gjigantët e Mynihut kanë lëvizur drejt objektivit të tyre të ardhshëm, shkruan Sportsmole.co.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat