Shkëndija dhe Struga në avantazh për titullin e kampionit në Superligën e Maqedonisë

Futboll

Shkëndija dhe Struga në avantazh për titullin e kampionit në Superligën e Maqedonisë

Më: 5 maj 2024 Në ora: 11:53
Skuadra tetovare për momentin ka 61 pikë, po aq sa ka edhe Struga,

Një gjë që është e sigurt është se njëra nga tri skuadrat shqiptare Shkëndija, Shkupi apo Struga do të jetë kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut për këtë sezon.

Shkëndija fitoj derbin me Shkupin dhe bëri një hap drejt titullit kampion, ndërsa i duhet të fitoj edhe një derbi tjetër, atë me Strugën që do ta luaj në xhiron e radhës për të qenë më të sigurt për vendin e parë.

Skuadra tetovare për momentin ka 61 pikë, po aq sa ka edhe Struga, përderisa Shkupi ngelet në kuotën e 58 pikëve, ku matematikisht edhe bardhekaltërit nga Çairi janë ende në garë për të parin e Superligës.

Image
Tabela

Tikveshi vjen në pozitën e katërt me 42 pikë, një më shumë se Rabotniçki e Sileksi që e ndjekin. Ndërkohë në vendin e shtatë dhe të tetë janë Voska Sport dhe Gostivari, të dyja me nga 40 pikë.

Brera është në vendin e nëntë me 38 pikë, duke lënë pas vetes Vardarin (35 pikë), Bregallnicën (27 pikë) dhe Makedonija Gjorçe Petrovin (26 pikë).

Xhiroja e radhës dhe e parafundit në Superligën e Maqedonisë së Veriut në program është me 12 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat