Si e arsyeton humbjen?

Futboll

Si e arsyeton humbjen?

Më: 5 maj 2024 Në ora: 12:17
Simone Inzaghi

Trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi deklaroi për mediet pas humbjes 1-0 ndaj Sassuolo-s se si fillim i vjen keq për tifozët, të cilët sipas italianit mbetën të zhgënjyer.

Më tej, trajneri kampion i Serie A shtoi se përtej faktit që skuadra e tij nuk ishte në formë, Sassuolo e meritoi triumfin.

“Ne e nisëm me ritëm të ngadaltë, nuk iu qasëm mirë ndeshjes.

 Pas golit të tyre ne lëvizëm më mirë dhe luajtëm më shpejt, ndoshta e merituam të barazonim në pjesën e parë, krijuam raste në fundin e fraksionit hapës.

Na vjen keq për shumë tifozë që ishin këtu të pranishëm.

Në fund Sassuolo ka meritat e veta për këtë fitore”-u shpreh Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat