Roma e do fitoren me çdo kusht ndaj Juventusit

Futboll

Roma e do fitoren me çdo kusht ndaj Juventusit

Më: 5 maj 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Juventusi ka fituar 4 nga 6 ndeshjet e fundit kundër Romës në Serinë A (1 fitore dhe 1 humbje), duke mbajtur portën të paprekur në gjysmën e këtyre sfidave, përfshirë këtu edhe duelin e fazës së parë, të fituar 1-0 nga bardhezinjtë më 30 dhjetor 2023.

Roma ka fituar ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Juventusit në Serinë A (1-0, 5 mars 2023) dhe në vitet 2000, verdhekuqtë kanë arritur vetëm një herë që të mundin “Zonjën e Vjetër” dy herë radhazi në “Olimpiko”, në kampionat. Kjo mes viteve 2015-2017.

Në 8 ndeshjet e fundit në kampionat, Roma ka ofruar 8 rezultate të ndryshme.

Juventusi vjen në këtë duel prej 3 barazimesh radhazi, në kampionat (Torino, Kaljari, Milan). Hera e fundit që bardhezinjtë kanë ofruar 4 barazime radhazi ka qenë mes periudhës shkurtmars 2012, nën drejtimin e Antonio Kontes.

Duke marrë parasysh vetëm ndeshjet mes 5 të parave të renditjes së Serisë A, Roma është e vetmja prej tyre që nuk ka arritur që të fitojë asnjë pikë në këto duele direkte.

Juventusi ecën me një mesatare prej 1.27 pikësh në këtë fazë të dytë (19 pikë në 15 ndeshje). Vetëm në sezonin 2009-2010 (1.16) bardhezinjtë kanë pasur një mesatare pikësh më të ulët brenda një faze të Serisë A.

Roma është skuadra që ka shënuar më shumë gola sesa kushdo tjetër në këtë kampionat, në 15 minutat e fundit (20). Ndërkohë, Juventusi numëron 12 të tillë mes minutave 75-90.

Paulo Dibala, 7 sezone te Juventusi (2015- 2022) dhe me 293 ndeshje e 115 gola në të gjitha kompeticionet, është lojtari i vetëm i Serisë A që në dy sezonet e fundit ka shënuar të paktën 25 gola dhe ka ofruar 15 asiste, për një 40 prezencash si titullar, në 50 ndeshjet e fundit.

Paulo Dibala dhe Dushan Vlahoviç janë dy lojtarët e Serisë A që nga fillimi i vitit 2024 kanë qenë protagonistët më të mëdhenj të golave të skuadrave të tyre. Konkretisht, 12 për secilin, 9 realizime dhe 3 asiste për Dibalën dhe 10 realizime dhe 2 asiste për Vlahoviçin.

“Olimpiko” i Romës është stadiumi në të cilin Arkadiuzh Milik ka realizuar më shumë gola në transfertë, në të gjitha kompeticionet, në karrierë. Shifra e saktë është 4 gola, përfshirë edhe atë të fundit në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë ndaj Lacios, e cila dërgoi Juventusin në finale, pavarësisht humbjes 1-2 (23 prill 2024).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat