Janë 4 ekipe që do të luftojnë në distancë për fitoren

Futboll

Janë 4 ekipe që do të luftojnë në distancë për fitoren

Më: 5 maj 2024 Në ora: 12:23
Kastrioti

Kategoria e Parë ditën e djeshme ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 323-të, ku Elbasani ia doli të shpallej kampionë, pasi fitoi 5-0 ndaj Tomorit dhe përfitoi edhe nga barazimi i Bylisit me Vorën.

Tashmë me titullin kampion dhe rënine në Kategorinë e Dytë çështje të mbyllur, por edhe me zonën “Play-Off”, tashmë në javën e fundit është koha të vendosen verdiktet se cilat skuadrat do të luajnë “Play-Out”.

Janë 4 ekipe që do të luftojnë në distancë për fitoren dhe t’u renditur në vendin e 7-8 dhe për të shmangur kështu vendin e 9-10. Kastrioti që ndodhet në vendin e 7-të dhe Lushnjen që ndodhet në vendin e 10-të i ndajnë vetëm 2 pikë.

Në këto kushte për Kastriotin, Burrelin, Besën dhe Lushnjen fitorja në javën e 33-të do të jetë “jetike” për ta. Krutanët do të presin  në shtëpi Korabin, me këto të fundit që kanë siguruar “Play-Off”.

Ndërkohë Burreli  do të presë Apoloninë, edhe fierakët kanë siguruar një vend në “Play-Off”. Edhe Besa do të luajë në shtëpi, teksa do të vihet përballë Flamurtarit që ndodhet po në 6-tëshen e parë, ndërsa Lushnja do të luajë në transfertë ndaj Tomorit, me beratasit që rënë në Kategorinë e Dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat