A ka probleme të MIlani?

Futboll

A ka probleme të MIlani?

Më: 5 maj 2024 Në ora: 12:56
Milani

Pasi kaloi një ditë pushimi të enjten, Milani iu rikthye stërvitjeve mëngjesin e djeshëm në Milanello në kuadër të ndeshjes së planifikuar për sot në orën 18:00 në “San Siro” kundër Xhenoas.

Lajme të rëndësishme mbërrijnë në frontin e dëmtimeve për Stefano Piolin.

Në fakt, sipas asaj që është mësuar nga redaksia e “SKY”, Pier Kalulu është rikthyer në mënyrë të përhershme në stërvitjet grupore që nga fillimi i kësaj jave, ndërsa Luka Joviç ka zhvilluar gjysmë seance me shokët e tij.

Pjesën tjetër e ka vijuar në mënyrë të personalizuar për t’u rikuperuar nga mbilodhje muskulore që i kushtoi sfidën me Juven. Veçmas kanë punuar Kjaer, Loftus-Çik dhe Menja, të cilët do të mungojnë sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat