Beqiri pas fitores në Çair: Vetëm kështu zhvillohen marrëdhëniet vëllazërore 

Futboll

Beqiri pas fitores në Çair: Vetëm kështu zhvillohen marrëdhëniet vëllazërore 

Më: 5 maj 2024 Në ora: 13:18
Jeton Beqiri

]Shkupi ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Shkëndija e Tetovës, në javën e 31-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Pas ndeshjes i kënaqur doli para mediave shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Jeton Beqiri. 

Para se të futem në analiza teknike dhe taktike të ndeshjes, dua të bëj një falamenderim të veçantë për tifozët e Shkupit për atë gjest të jashtëzakonshëm në fund të ndeshjes dhe gjatë gjithë ndeshjes bënë tifo me korrektësi.

Për këtë dua t’i falënderoj përzemërsisht dhe shpresoj që edhe ne sezonin e ardhshëm në Tetovë t’ua kthejmë në të njejtën mënyrë.

Vetëm kështu zhvillohen marrëdhëniet vëllazërore ashtu si u ka hije realisht dy klubeve të mëdha. Falenderim edhe për presidentin e Shkupit, i cili pas ndeshjes erdhi dhe na takoi e uroi për fitoren”, tha Beqiri.

Shkëndija kryeson me 61 pikë sa ka edhe Struga Trim Lum dhe Shkupi renditet në pozitën e tretë me 58 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat