Vllaznia U-17 shpallet ekipi kampion për këtë sezon

Futboll

Vllaznia U-17 shpallet ekipi kampion për këtë sezon

Më: 5 maj 2024 Në ora: 13:42
Vllaznia U-17

Është luajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit” finalja e madhe për titullin kampion 2023/2024 në Kampionatin e vajzave U-17, Tirana – Vllaznia.

Vajzat “kuqeblu” triumfuan nga penalltitë me rezultatin 6-5, duke u shpallur kampione të këtij edicioni.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Fillimisht Tirana gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 34-të të pjesës së parë.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit Vllaznia barazoi rezultatin në të 87-ën.

Më pas të dyja ekipet ju drejtuan penalltive, aty ku vajzat “kuqeblu” u treguan më të sakta dhe fituan 6-5.

Në fund u organizua edhe ceremonia e titullit kampion. Trajneri i Kombëtares A, Armir Grima, i dorëzoi titullin ekipit të Vllaznisë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat