Kështu duket renditja në Kampionatin Shqiptar

Futboll

Kështu duket renditja në Kampionatin Shqiptar

Më: 5 maj 2024 Në ora: 13:45
Renditja

Ka përfunduar java e 34-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Vllaznia dhe Partizani siguruan matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4”.

Në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia fitoi 1:0 me Dinamo City, ndërsa në “Arenën e Demave” Partizani triumfoi me të njëjtin rezultat 1-0 ndaj Skënderbeut.

Teuta mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, pasi mposhti Egnatian e vendit të parë në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0.

Edhe Laçi ja doli mbanë të fitonte ndaj Tiranës 1-0 në Laç. Ndërsa takimi Erzeni – Kukësi përfundoi në barazim 3:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat